Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Në një letër zyrtare drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve të tjera, kompania në pronësi të Behgjet Pacolli pretendon se është përjashtuar faktikisht nga kantieri dhe kontrolli operacional i investimit të saj.
Sipas MABCO-s, kompania zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA dhe është investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, ndërsa pretendon se përfaqësuesve, inxhinierëve, specialistëve dhe nënkontraktorëve të saj u është ndaluar hyrja në aeroport që prej 18 majit 2026.
Në dokument thuhet se konflikti lidhet me administrimin e kontestuar të VIA-s dhe me pretendimin se 2A Group, e cila zotëron vetëm 2% të kuotave, po tenton të marrë kontrollin faktik të projektit, megjithëse sipas MABCO-s nuk ekziston asnjë transferim zyrtar kuotash i regjistruar në QKB apo i miratuar nga ministria përkatëse.
Kompania pretendon se më 14 maj 2026 është njoftuar për ndërprerjen e marrëdhënieve të ndërtimit, ndërsa më 18 maj përfaqësuesve të saj iu ndalua fizikisht hyrja në kantier. Sipas saj, kjo situatë është krijuar pa vendim gjyqësor dhe pa një akt të ligjshëm të autoritetit kontraktues.
MABCO ngre gjithashtu akuza se Policia e Shtetit është përdorur për zbatimin praktik të një vendimi privat të kontestuar, duke favorizuar palën tjetër në konflikt.
Në letër përmenden edhe shqetësime lidhur me sigurinë e specialistëve ndërkombëtarë, përfshirë specialistë kinezë, si dhe bllokimin për më shumë se shtatë muaj të pajisjeve kritike për certifikimin e aeroportit, përfshirë automjete zjarrfikëse dhe pajisje X-Ray.
Sipas kompanisë, që prej shtatorit 2025 janë dërguar mbi 50 letra dhe njoftime zyrtare institucioneve shqiptare, pa marrë përgjigje substanciale. MABCO pretendon se veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Koncesionit dhe të Traktatit Dypalësh të Investimeve mes Zvicrës dhe Shqipërisë.
Kompania deklaron se projekti është mbështetur me mbi 90 milionë euro kapital dhe se vlera ekonomike e rrezikuar arrin në 250–300 milionë euro.
Në përfundim të letrës, MABCO i kërkon shtetit shqiptar që deri më 28 maj 2026 të garantojë akses të plotë në kantier, të ndalojë përdorimin e policisë për përjashtimin e investitorit, të zhbllokojë pajisjet kritike në dogana dhe të organizojë një takim urgjent institucional.
Në të kundërt, kompania paralajmëron nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë dhe ndjekjen e të gjitha mjeteve ligjore të parashikuara në marrëveshjen koncesionare dhe traktatet ndërkombëtare.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



