back to top
26.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaRregulla të reja për “Green Card”/ Si do të bëhen aplikimet?

Rregulla të reja për “Green Card”/ Si do të bëhen aplikimet?

Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur të ndryshojë rregullat për marrjen e rezidencës së përhershme në Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar që shumica e aplikantëve për “Green Card” të paraqesin kërkesat e tyre nga vendet e origjinës.

Sipas rregullores së re, praktika e deritanishme që u lejonte të huajve të ndryshonin statusin e tyre dhe të aplikonin për rezidencë të përhershme ndërsa jetonin në SHBA do të kufizohet vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Autoritetet amerikane argumentojnë se mbajtësit e vizave jo-emigruese, si studentët, punëtorët e përkohshëm dhe turistët, hyjnë në vend për qëllime afatshkurtra dhe nuk duhet ta përdorin qëndrimin e tyre si hap të parë drejt rezidencës së përhershme.

“Mbajtësit e vizave jo-emigruese, si studentët, punëtorët e përkohshëm dhe udhëtarët, vizitojnë SHBA-në për qëllime specifike afatshkurtra dhe sistemi ynë është projektuar në mënyrë të tillë që pas vizitës, ata të largohen. Vizitat e tyre nuk duhet të bëhen hapi i parë drejt rezidencës së përhershme”, thuhet në deklaratën e autoriteteve të emigracionit.

Shërbimi i Emigracionit në SHBA njoftoi se shtetasit e huaj që dëshirojnë të aplikojnë për “Green Card” do të duhet ta bëjnë këtë përmes ambasadave dhe konsullatave amerikane në vendet e tyre të origjinës. Aplikimet nga brenda territorit amerikan do të pranohen vetëm në rrethana të veçanta.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimi mund të sjellë pritje të gjata dhe, në disa raste, shkëputje të përhershme nga SHBA për individët që detyrohen të largohen nga vendi për të përfunduar procesin e aplikimit.

Politika e re pritet të ndikojë veçanërisht tek personat me viza studentore apo turistike që synojnë të zgjasin qëndrimin e tyre përmes martesës, punësimit ose ndryshimit të statusit.

Sipas të dhënave zyrtare, në SHBA lëshohen më shumë se 1 milion “Green Card” çdo vit, ndërsa mbi gjysma e tyre u jepen individëve që tashmë jetojnë në vend përmes procesit të ndryshimit të statusit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat