KreuAktualitetPolitika“4.2 milionë euro për Kanye West"/ PD çon Ramën dhe Gonxhen në...

“4.2 milionë euro për Kanye West”/ PD çon Ramën dhe Gonxhen në SPAK

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur me financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar edhe kopjen e kallëzimit të dorëzuar në SPAK.

Sipas kallëzimit të opozitës, Rama dhe Gonxhe akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryera në bashkëpunim.

Çështja lidhet me vendimin e qeverisë për alokimin e një fondi prej 4.2 milionë eurosh për organizimin e koncertit të Kanye West, i cili u zhvillua në “Eagle Stadium” në Kashar.

Partia Demokratike e ka kundërshtuar më herët këtë financim, duke pretenduar se fondet e rezervës së qeverisë janë përdorur për një aktivitet me natyrë private dhe se vendimmarrja ka cenuar parimet e transparencës dhe konkurrencës.

Nga ana e mazhorancës nuk ka ende një reagim lidhur me kallëzimin e depozituar nga opozita.

SPAK pritet të vlerësojë kallëzimin dhe të vendosë nëse do të nisë verifikimet apo hetimet për pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat