KreuDrejtësiaAksidenti me një viktimë fëmijë/ Apeli lë në burg regjisorin Petri Bozo

Aksidenti me një viktimë fëmijë/ Apeli lë në burg regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për regjisorin Petri Bozo, duke rrëzuar ankimin e paraqitur prej tij për zbutjen e masës së sigurisë.

Vendimi është dhënë pak ditë më parë nga trupa gjykuese, e cila ka konfirmuar vendimin e marrë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, duke mos pranuar kërkesën e Bozos për ndryshimin e masës së sigurisë.

Regjisori akuzohet në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e 25 majit pranë shkollës së fshatit Mengël, në Elbasan. Si pasojë e përplasjes me automjet, humbi jetën një fëmijë i klasës së parë.

Sipas të dhënave të hetimit, në momentin e ngjarjes, fëmija ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën e vogël në shkollë. Përplasja rezultoi fatale për të miturin, i cili nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pas ngjarjes së rëndë, Gjykata e Elbasanit vendosi ndaj Petri Bozos masën e sigurisë “arrest me burg”, vendim që tashmë është konfirmuar edhe nga Apeli. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat