KreuAktualitetPolitikaProjektligji i ri për Bankën e Shqipërisë/ Kur mund të arrestohet Guvernatori?

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë/ Kur mund të arrestohet Guvernatori?

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon mbrojtje të posaçme procedurale për Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët, duke vendosur që arrestimi, privimi nga liria apo kontrolli personal dhe i banesës së tyre të mos mund të kryhen pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas draftit, drejtuesit më të lartë të Bankës së Shqipërisë nuk mund të arrestohen ose t’u kufizohet liria në asnjë formë, si dhe nuk mund t’i nënshtrohen kontrollit personal apo kontrollit të banesës, përveç rasteve kur Gjykata Kushtetuese jep autorizimin përkatës.

Përjashtim nga ky rregull parashikohen rastet e flagrancës ose kur Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët janë në ndjekje të menjëhershme pas kryerjes së një vepre penale. Në këto raste, organet ligjzbatuese mund të ndërhyjnë pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese.

Projektligji përcakton se, në çdo rast tjetër, prokurori i çështjes është i detyruar t’i drejtohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për autorizimin e arrestimit, kontrollit personal ose kontrollit të banesës së drejtuesve të Bankës së Shqipërisë.

Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë kërkesën dhe të shprehet me vendim brenda dy javëve nga paraqitja e saj. Nëse brenda këtij afati nuk merret një vendim, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar.

Këto dispozita janë pjesë e projektligjit të ri për Bankën e Shqipërisë, i cili synon të rregullojë funksionimin e institucionit dhe të përcaktojë statusin ligjor dhe garancitë procedurale për drejtuesit e tij.

Projektligji për Bankën e Shqipërisë

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat