Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Është mbyllur afati për aplikimet në garën për drejtuesit e gjashtë departamenteve kryesore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundoi të premten, më 17 korrik, ndërsa raportohet se në garë janë regjistruar gjithsej 9 kandidatë.
Kandidatët do të përballen me procedurat e përzgjedhjes për të marrë drejtimin e disa prej strukturave më të rëndësishme të Policisë së Shtetit. Në përfundim të procesit, gjashtë prej tyre pritet të emërohen në postet drejtuese të departamenteve.
Në garë janë emrat e Pëllumb Seferit, Artan Barjaktarit, Lorenc Panganikës, Saimir Muçajt, Hergis Jicës, Idajet Faskajt, Ferdinand Marës, Alban Dautit dhe Lufti Minxhozit.
Procesi i përzgjedhjes do të përcaktojë drejtuesit e rinj të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit, të cilët do të kenë përgjegjësi në menaxhimin dhe organizimin e departamenteve përkatëse.



