KreuAktualitetPolitikaSi dështoi “çeta e mikrofonit”/ Muka: Zëri i protestës është marrë peng

Si dështoi “çeta e mikrofonit”/ Muka: Zëri i protestës është marrë peng

Taulant Muka ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar para Parlamentit, duke komentuar pjesëmarrjen dhe mesazhin e saj politik.

Në reagimin e tij, Muka shprehet se numri i pjesëmarrësve tregon, sipas tij, se qytetarët nuk i janë përgjigjur thirrjeve të asaj që ai e cilëson si “çeta e mikrofonit”.

“E patë sa veta iu bashkuan thirrjes së çetës së mikrofonit për protestë para Parlamentit, njësoj si në thirrjet e tjera? Kjo tregon qartë se populli nuk i përgjigjet çetës dhe nuk del në shesh për çetën e mikrofonit”, shkruan Muka.

Ai pretendon se zëri i protestës është marrë peng dhe e lidh këtë me atë që e cilëson si “mbajtje peng të shoqërisë shqiptare nga klasa politike për 36 vite”.

Megjithatë, sipas Mukës, protesta ka pasur një ndikim në shoqëri, duke e konsideruar atë si një moment ndërgjegjësimi.

“Por kjo protestë arriti ta zgjojë shoqërinë. Dhe lumi i turbullt i këtyre ditëve nuk është shenjë kaosi; është rrjedha e fundit e pastrimit, përpara se gjërat të marrin një drejtim të ri”, përfundon ai në reagimin e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat