KreuAktualitetPolitikaMarjana Koçeku rrëfen përplasjet pas largimit nga PS-ja

Marjana Koçeku rrëfen përplasjet pas largimit nga PS-ja

Deputetja Marjana Koçeku ka folur sërish për vendimin e saj për t’u larguar nga Partia Socialiste, duke deklaruar se largimi ishte bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, para se të komunikohej në forma të tjera.

Në një intervistë për News24, Koçeku tha se vendimin e saj e morën vesh në të njëjtën mënyrë si publiku edhe përfaqësues të mazhorancës, deputetë, qeveria, por edhe familjarët e saj. Sipas saj, kjo ishte një zgjedhje e qëllimshme për të shmangur çdo mundësi ndikimi apo presioni.

Deputetja bëri me dije se pas njoftimit për largimin ka pasur telefonata nga drejtues të Partisë Socialiste, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se me Ramën ka komunikuar disa ditë më pas, duke i shprehur se vendimi ishte përfundimtar dhe se nuk do të kishte tërheqje.

“Ka pasur tentativa, por ky është vendimi im”, u shpreh Koçeku, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe ka vërejtur pakënaqësi edhe mes anëtarëve të tjerë të PS-së.

Ajo deklaroi se shpreson që edhe të tjerë të gjejnë kurajon për të shprehur qëndrimet e tyre, ndërsa theksoi se nuk dëshiron të bëjë publike emrat e personave që e kanë mbështetur, për të respektuar privatësinë e tyre.

E pyetur për pretendimet lidhur me kërcënimet nga grupi Bajraj, Koçeku tha se reagimi i saj ka qenë publik dhe se e konsideron të dhënë mesazhin e saj për këtë çështje.

“Reagimin tim për kërcënimet e kam bërë publik. Jam mjaftuar me atë mesazh”, deklaroi deputetja.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat