Monica Bellucci ka realizuar një fotosesion mbresëlënës për numrin e ri të një reviste të njohur. Ylli 60-vjeçar i Hollivudit ka pozuar ndër të tjera me një fustan super mini çokollatë për kopertinën e Elle.
Fotot Bellucci i ka ndarë me miqtë e saj online në llogarinë personale në Instagram.
Në të 60-at, pamja e yllit italian mbetet po aq mbresëlënëse, me aktoren që merr komente veçanërisht admiruese nën postimin e saj.
Në një intervistë të fundit për Paris Match, aktorja e njohur tha: “Puna ime është aktrimi, trupi im është mjeti i punës sime.
Megjithatë, trupi im ka ndryshuar dhe domosdoshmërisht tregon histori të ndryshme nga njëzet apo tridhjetë vjet më parë”, dhe më pas shpjegoi: “Ne nuk mund të luftojmë kundër kohës përgjithmonë. Në një moment duhet të bëjmë një armëpushim. Por për sa kohë që zgjoheni me shëndet të mirë, plakja bëhet një hir që ju ofron jeta. Ju keni mundësinë të shihni fëmijët tuaj të rriten, të jenë pranë jush”.