KreuAktualitetPolitikaPërshkallëzohet protesta/ Molotovë drejt policisë dhe sulme me gurë ndaj mediave

Përshkallëzohet protesta/ Molotovë drejt policisë dhe sulme me gurë ndaj mediave

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Protesta e të rinjve në Tiranë është përshkallëzuar në orët e mbrëmjes, me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë. Tensionet janë shtrirë nga Ura mbi Lanë deri në zonën pranë Ministrisë së Brendshme.

Gjatë zhvillimeve në terren, janë sulmuar me gurë edhe automjetet e mediave që po transmetonin drejtpërdrejt protestën.

Situata është tensionuar më tej pas fikjes së dritave në bulevard. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa disa prej tyre kanë shkulur pllakat e gurit nga trotuaret për t’i përdorur gjatë përplasjeve.

Një tjetër incident është regjistruar pranë lulishtes së “Vëllezërve Frashëri”, ku ka marrë flakë një kioskë e mbyllur. Zjarri është përhapur edhe te pemët përreth, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të zonës së bulevardit.

Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e fishekzjarrëve nga protestuesit dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia. Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë në disa segmente të kryeqytetit.

Protesta është shoqëruar me akte dhune, dëmtime të pronës dhe tensione të vazhdueshme, ndërsa situata në terren mbetet e paqëndrueshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat