KreuAktualitetPolitikaPezullohet ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë/ Protestuesit përplasen me policinë

Pezullohet ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë/ Protestuesit përplasen me policinë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjykata Administrative ka vendosur pezullimin e punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë, deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes. Ndërkohë, protesta kundër projektit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Prej disa javësh, grupi nismëtar dhe qytetarë të Vlorës kundërshtojnë ndërtimin e muzeut në zonën historike të Muradies, duke kërkuar anulimin e lejes së ndërtimit të dhënë nga Bashkia e Vlorës.

Gjatë protestës së fundit, disa prej pjesëmarrësve kanë tentuar të heqin rrethimin e kantierit dhe të futen brenda tij, por janë ndaluar nga policia. Raportohet për shtyrje dhe përleshje mes protestuesve dhe efektivëve. Po ashtu, një tentativë për të shoqëruar në komisariat një prej protestuesve është kundërshtuar nga të pranishmit.

Organizatorët e protestës e konsiderojnë pezullimin e punimeve një zhvillim të rëndësishëm, por këmbëngulin se kërkesa e tyre shkon përtej ndalimit të përkohshëm të ndërtimit.

Gëzim Zilja, një prej organizatorëve, tha se vendimi i gjykatës në Lushnjë nuk do t’i ndalë protestat, të cilat, sipas tij, do të vijojnë deri në anulimin e plotë të projektit.

“Nuk do të lejojmë ndërtimin e një muzeu hebre në Vlorë”, u shpreh Zilja.

Në qendër të kundërshtimeve është godina e ish-Klubit Patriotik “Labëria”, pranë Muzeut Etnografik, e cila ka statusin e Monumentit të Kulturës të Kategorisë I. Objekti, i themeluar në vitin 1908, lidhet me veprimtarinë patriotike të kohës, hapjen e shkollës së parë shqipe në Vlorë dhe periudhën e përgatitjeve për shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912.

Protestuesit kërkojnë që institucionet përgjegjëse të verifikojnë nëse projekti respekton legjislacionin për ndërhyrjet në zonat historike dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga grupi nismëtar lidhet me një dokument që, sipas tyre, mban firmën dhe vulën e Ministrisë së Kulturës dhe parashikon uljen e kategorisë së mbrojtjes së Klubit “Labëria” nga Kategoria I në Kategorinë II. Sipas protestuesve, ky ndryshim do të dobësonte mbrojtjen ligjore të monumentit.

Pavarësisht pezullimit të punimeve nga gjykata, kundërshtarët e projektit paralajmërojnë se do të vijojnë reagimet publike, duke kërkuar anulimin përfundimtar të ndërtimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat