KreuAktualitetPolitikaProtestuesit sulmojnë selinë e PS-së me gurë/ Policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Protestuesit sulmojnë selinë e PS-së me gurë/ Policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë është përshkallëzuar në ditën e gjashtë të tubimit, ku Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën e mbledhur para Ministrisë së Arsimit.

Pas ndërhyrjes së efektivëve, protestuesit janë zhvendosur drejt qendrës së kryeqytetit, duke ndaluar më pas para selisë së Partisë Socialiste. Atje, disa prej tyre kanë qëlluar me gurë dhe sende të forta drejt godinës, duke thyer xhamat e derës.

Fillimisht, efektivët e Policisë që ndodheshin pranë zonës nuk ndërhynë menjëherë. Megjithatë, pas sulmit ndaj selisë së PS-së, në terren u angazhuan efektivë të maskuar, të cilët hodhën sërish gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Ndërkohë, numri i forcave të Policisë në zonë është shtuar, ndërsa në rrugët e Tiranës janë dëgjuar sirenat e automjeteve të uniformave blu.

Situata është tensionuar pas disa orësh protestash, ndërsa marshimi i të rinjve është zhvendosur nga zona e Ministrisë së Arsimit drejt institucioneve dhe selive politike në qendër të kryeqytetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat