KreuAktualitetKronikëDigjet Komisariati nr. 3 në Tiranë, 10 policë të plagosur/ Reagon Skënder...

Digjet Komisariati nr. 3 në Tiranë, 10 policë të plagosur/ Reagon Skënder Hita

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar pas sulmit ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, ku persona të maskuar përdorën bomba Molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke i vënë flakën godinës.

Në reagimin e tij, Hita bëri të ditur se nga sulmi mbetën të plagosur 10 punonjës policie, të cilët ndodheshin në shërbim në ambientet e komisariatit. Sipas tij, këta efektivë nuk kishin qenë të angazhuar në veprimet policore gjatë ditëve të mëparshme të protestave.

Kreu i Policisë theksoi se sulmi krijoi rrezik jo vetëm për jetën e punonjësve, por edhe për personat e shoqëruar që ndodheshin brenda komisariatit.

“Sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë”, u shpreh Hita, duke paralajmëruar se personat përgjegjës do të përballen me ligjin.

Ai deklaroi se prej gjashtë ditësh efektivët e Policisë së Shtetit po përballen me akte të përsëritura dhune, ndërsa bëri të ditur se strukturat policore po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e veprimeve të tyre.

Hita u bëri thirrje personave që janë përfshirë në akte dhune t’i ndërpresin ato, ndërsa kërkoi nga qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore të distancohen nga grupet e dhunshme.

Në reagimin e tij, drejtori i Policisë theksoi se e drejta për të protestuar është e garantuar, por nuk mund të përdoret si justifikim për sulme ndaj punonjësve të Policisë apo shkatërrim të pronës publike dhe private.

“Policia e Shtetit nuk është kundërshtare e qytetarëve. Ajo është në shërbim të tyre”, deklaroi Hita, duke shtuar se efektivët do të vijojnë detyrën me vendosmëri dhe profesionalizëm, duke respektuar ligjin dhe të drejtat e qytetarëve.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se po vijon veprimet për identifikimin e personave të përfshirë në sulmin ndaj komisariatit dhe referimin e provave pranë organeve të drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat