KreuDrejtësiaDy vilat në Dhërmi e Palasë/ SPAK merr të pandehur Igli Taren

Dy vilat në Dhërmi e Palasë/ SPAK merr të pandehur Igli Taren

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka komunikuar akuzën ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Igli Tare, i cili u paraqit herët këtë mëngjes në ambientet e institucionit.

Tare dyshohet për pastrim parash, pasi sipas hetimeve, dyshohet se ka fshehur në emrin e tij dy vila që i atribuohen ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Bëhet fjalë për dy prona në bregdetin e jugut, një në Dhërmi dhe një në Palasë.

Komunikimi i akuzës ndaj ish-futbollistit vjen një ditë pasi SPAK i komunikoi akuzat edhe Belinda Ballukut, duke e zgjeruar vëmendjen e hetimeve mbi çështjen e pronave të dyshuara.

Hetimet pritet të zbardhin rrethanat e regjistrimit të pronave, burimin e financimit dhe rolin që dyshohet se ka pasur secili prej personave të përfshirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat