KreuAktualitetEkonomiaHekurudha që synon të lidhë Durrësin me Evropën/ Rama kërkon investitorët japonezë

Hekurudha që synon të lidhë Durrësin me Evropën/ Rama kërkon investitorët japonezë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Kryeministri me përfaqësues të sipërmarrjes japoneze, ku ka prezantuar interesin e Shqipërisë dhe Kosovës për përfshirjen e Japonisë në projektin strategjik të hekurudhës që synon të lidhë Durrësin me Prishtinën dhe më pas me Nishin, duke krijuar një korridor transporti drejt Europës Qendrore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mundësia e përfshirjes së investitorëve japonezë në këtë projekt, për të cilin tha se ka biseduar edhe më herët me kryeministrin e Kosovës.

Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi hekurudhën si një investim me rëndësi strategjike jo vetëm për lidhjen infrastrukturore mes vendeve, por edhe për sigurinë dhe aktivitetet e NATO-s.

Sipas Ramës, projekti lidhet edhe me zhvillimin e Portit të ri të Durrësit, i cili, siç deklaroi ai, do të ketë një degë të dedikuar për veprimtaritë ushtarake dhe ato të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Së bashku me Kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Europën Qendrore”, u shpreh Rama para sipërmarrësve japonezë.

Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të biznesit japonez që ta shqyrtojnë projektin, duke shprehur gatishmërinë e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për të bashkëpunuar me investitorët japonezë.

“Ky mund të jetë një investim shumë interesant. Nëse e shqyrtoni projektin, do të na vinte shumë mirë të dëgjonim mendimin tuaj. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt”, deklaroi kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat