Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Elisa Spiropali është rikthyer në sallën e Kuvendit, vetëm pak ditë pas përplasjes së raportuar me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Deputetja socialiste është shfaqur në seancën parlamentare ku po diskutohen projektbuxheti i vitit 2027, në një moment kur pjesa më e madhe e deputetëve, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, ishin larguar nga salla.
Mes karrigeve të shumta bosh, Spiropali është drejtuar drejt vendit të saj të zakonshëm në radhët e socialistëve, ku është ulur për të ndjekur vijimin e punimeve të Kuvendit.
Prania e saj vjen pas raportimeve se gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së është diskutuar për përjashtimin e saj nga forumet drejtuese dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pas përplasjes me Edi Ramën.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për marrjen e një vendimi të tillë. Fakti që Spiropali është ulur sot mes deputetëve socialistë në Kuvend tregon se situata lidhur me pozicionin e saj në grupin parlamentar mbetet ende e paqartë.



