KreuAktualitetPolitikaQindra mijëra eurot e pensionistëve në Durrës/ Tabaku ngre skandalin në komision

Qindra mijëra eurot e pensionistëve në Durrës/ Tabaku ngre skandalin në komision

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Skandali i vjedhjes së qindra mijëra eurove nga fondet e pensionistëve në Durrës është rikthyer në vëmendje në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti shqetësimin për atë që ka ndodhur me paratë e pensionistëve, duke kërkuar që çështja të mos kalojë në heshtje. Ajo solli në vëmendje pamjet e publikuara në media, ku drejtoresha e Postës së Durrësit shfaqej duke numëruar para, ndërsa pensionistët përballen me vështirësi ekonomike.

“Çfarë ka ndodhur me vjedhjen e parave? E kemi parë atje me lekë drejtoreshën e postës së Durrësit. Ndërsa pensionistët rrinë atje e numërojnë kacidhet. Dhe ju të thoni se do ju japim bonus në prill përpara zgjedhjeve”, deklaroi Tabaku.

Skandali u përmend një ditë pasi në dosjen që lidhet me vjedhjen e parave të pensionistëve u bë publik edhe emri i deputetes socialiste Etleva Budini. Kjo e fundit ishte e pranishme në mbledhjen e komisionit, ndërsa gjatë momentit kur Tabaku ngriti çështjen mbajti kokën ulur.

Pas akuzave të opozitës, ndërhyri deputeti socialist Ramion Kurti. Në përgjigje të denoncimeve të bëra më herët nga deputeti Agron Gjekmarkaj për skandalet dhe përgjegjësitë e mazhorancës, Kurti u mjaftua me argumentin se shqiptarët e kanë votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa pensionistët presin të mësojnë se ku kanë përfunduar paratë e tyre, çështja vijon të ngrejë pikëpyetje mbi përgjegjësitë për skandalin dhe mënyrën se si janë administruar fondet e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat