back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaProva të reja për ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi

Prova të reja për ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi

Policia e Tiranës ka kryer disa prova mbrëmjen e së premtes në vendin ku u ekzekutua Eduart Reçi.

Eksperimenti është bërë me qëllim për të zbuluar vendin dhe pozicionin që autorët kanë përdorur në momentin kur kanë qëlluar me një plumb në kokë 52-vjeçarin, mëson A2.

Fillimisht grupi hetimor kishte dyshime se biznesmeni ishte qëlluar nga tarraca e një ndërtese aty pranë, por nga provat dyshohet se autori ka qenë në lartësi më të ulët, por jo në tarracë, ndoshta në një prej kateve.

Autori dyshohet se ka qenë në një pallat me ngjyrë të kuqe në afërsi, i pozicionuar. Gjatë ditës së shtunë pritet që policia kriminale të kryejë sërish eksperimente të tjera, pasi ka akoma paqartësi.

Arma e përdorur në vrasje është pistoletë sportive e llojeve të reja, ndërsa po pritet ekspertiza e predhës për ta vërtetuar. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat