back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBuxheti 2025 kthen Kuvendin në arenë përplasjesh/ Nuk mungojnë ofendimet dhe sharjet

Buxheti 2025 kthen Kuvendin në arenë përplasjesh/ Nuk mungojnë ofendimet dhe sharjet

Buxheti 2025, ka “ndezur”, Kuvendin.

Opozita ka replikuar ashpër me kryeministrin Edi Rama dhe dy hera radhazi është ndërprerë seanca.

Deklaratat mes dy palëve kanë degjeneruar deri në ofendime.

Pas fjalimit të Ramës, deputeti i PD-së, Flamur Noka ka kërkuar që të pastrohet foltorja.

“Foli dhe fyeu mbetja e pariciklueshme e këtij vendi. Po ka turp më të madh.

Kur isha i ri, shikoja plenumet e dikurshme të partisë tuaj, të gjithë në kor çoheshin në këmbë dhe duartrokisnin.

Po ka neveri më të madhe se kjo që pamë sot këtu? Po si mund të dëgjojmë këtu gënjeshtra të paimagjinueshme?

Është trefishuar buxheti, tha. Buxheti është trefishuar për hajudtët, se qytetarët Noc Rrokun kanë. U tall me pensionistët dhe ju e duatrokisni. Instituti i Sigurimeve Shoqërore që administroni ju, 26 përqind janë rritur pensionet deri tani. 34 përqind është rritur inflacioni. 8 përqind kanë të ardhura më pak pensionistët se në vitin 2013.

Dhe ju e duartrokisni këtë mbeturinë të pariciklueshme?! Gënjeu, 50 mijë lekë ka qenë në kohën e Berishës bonusi i vitit të ri për pensionistët dhe rroga e 13-të. Ku e ka ky Noc Rroku shpërblimin e vitit të ri dhe rrogën e 13-të për administratën ky mashtrues? Foli për bonusin e bebeve, po mor po, se 60 përqind e bebeve sot lindin jashtë vendit. Prandaj kakaris ky para jush dhe ju çoheni dhe duartrokisni dhe të kujtoni atë kohë të largqoftit.

Foli edhe për buxhetin e shëndetësisë. Të cilës shëndetësi?Shëndetësisë së Vilmës që nuk guxuat ta çonit atje, se buxheti i çon paratë tek Vilma që burrat i nxjerr shtatzënë.

Foli për bujqësinë e Fridës, që paratë e taksapaguesve shqitparë dhe europianë bëhen fshatra turistikë, por nuk shkojnë për fermerët.

Foli për rrugët në fund. Rrugët, tha, i kemi lënë rrugëve. Që nga viti 2014 deri tani vetëm 20 km autostradë ka inauguruar. Edhe ajo private.

Edhe ato rrugë, me çmime 10-fish më të lartë se Kroacia.

Por mbetja e pariciklueshme ka vetëm një rrugë, rrugën e largimit vitin tjetër se ky është buxheti i fundit i juaj.

Nuk do keni më mundësi të harxhoni buxhet se këtë buxhet hajdutërie, shqiptarët do e refuzojnë me vote”, ka thënë  Noka.

Të njëjtin gjë e ka përsëritur edhe Gazment Bardhi pak më vonë.

Buxheti është për 5 individë. Derdhe ujë në mënyrë të pakontrolluar dhe ike. Mendon se duke fyer opozitën, ne do biem në kurthin tënd dhe nuk do merremi me buxhetin, por ne do të merremi me buxhetin. Ne jemi ndryshe nga ty që mban karrigen e kryeministrit me krimin e organizuar. Se kush është i palarë dhe qelbet erë atë e di çdo shqiptar. Shko lahu, kurohu dhe bëj pastaj kryeministrin e Shqipërisë. Buxheti është dëshmi e korrupsionit galopant. Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për fermerët. Lëmoshat i jep për pensionistët për zgjedhje. Çmimet janë rritur aq shumë, sa shumica e popullsisë nuk i përballon dot”, ka thënë Bardhi.

Më herët, Rama njpoftoi se pensionistët përveçse bonusit të vitit të ri do të marrin dhe bonues në pranverë.

“Nuk ka vend për kënaqësi, por ka shumë vend për besim. Shqipëria që ne duam, po bëhet. Ne po e ngjisim Shqipërinë aty ku gjendet oborri i familjeve evropiane. Rruga është ende e përpjetë, por Shqipëria që duam nuk është ëndërr parealizueshme, por është drejt destinacionit. 

PS ka një virtyt, gjithmonë e më fortë. Dëgjon, duron, lufton dhe në momentin e duhur ua kthen të tërëve siç e meritojnë. Ky buxhet i ri është dritarja ku shihet rruga drejt destinacionit historik. Mblidheni mendjen, keq dolët këtë herë, keq do dilni. Pranverën e ardhshme (shqiptarët) do të japin me vendimet e tyre një gjykim që do jetë më i miri për PS dhe më i merituar për këto mbeturinat e një kohe që nuk kthehen më kurrë.”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat