back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëThreads lançon kohështrirjet e personalizuara

Threads lançon kohështrirjet e personalizuara

Vetëm pesë ditë pasi Meta filloi testimin e kohështrirjeve të personalizuara në Threads kompania filloi ti bënte të disponueshme për të gjithë përdoruesit.

Me kohështrirjet e personalizuara përdoruesit mund të ndjekin tematika dhe llogari në një të vetme duke e bërë të lehtë që të qëndrojnë të informuar në lidhje me gjëra specifike.

Për të krijuar kohështrirjet e personalizuara mjafton të kërkoni për një tematikë dhe të klikoni menunë ngjitur me fushën e kërkimit dhe më pas “Create new feed”.

Mund të shtoni llogari individuale në këtë kohështrirje. Lançimi i shpejtë vjen nga presioni në rritje prej Bluesky që po rritet në popullaritet. Ditën e djeshme kjo e fundit kapërceu 20 milion përdorues.

Por Threads është ende shumë më popullor se Bluesky, siç ka theksuar së fundmi kreu i Instagramit Adam Mosseri.

Javën e kaluar, Mosseri njoftoi se Threads kishte parë tashmë më shumë se 15 milionë regjistrime vetëm në nëntor dhe përsëriti se po merrte më shumë se një milion regjistrime në ditë. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat