Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit, ku ndodhet 14-vjeçari. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”.
Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për adoleshentin, të cilin e akuzon për “vrasje në rrethana cilësuese”. Në seancën që zgjati rreth 30 minuta ka qenë e pranishme dhe një psikologe dhe familjarë të 14-vjeçarit.
Më herët avokati i ka treguar gjykatës një raport mjekësor sipas të cilit 14-vjeçari ka nevojë për mjekim spitalor.
14-vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë pas një sherri me Bashkëmoshatarët jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe një shok i tij mbetën gjithashtu të plagosur me thikë.
Gjykata vendosi:
- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin M. P., , kryer nga oficerët e policise gjyqesore me iniciative ne date 18.11.2024, ora 21.30.
- Caktimin e mases se sigurimit personal ndaj shtetasit te mitur ne konflikt me ligjin M.P.i, i dyshuar per kryerjen vepres penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”, ndaj nje te mituri, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, ate te “Arrestit ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
- Ngarkohet policia giyqesore per zbatimin e ketij vendimi.
- Kunder këtij vendimi lejohet te behet ankim ne Gykaten e Apelit te Juridiksionit tePergjithshem Tirane, brenda 5 (pese) diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e njoftimit të këtij vendimi.
- U shpall sot ne Tirane, më date 22.11.2024.