Kosova ka zhvilluar një edicion mbresëlënës në Nations League. ‘Djemtë” e Fodas arritën të merrnin vendin e dytë në grup dhe tani kanë shansin të ngjiten një ligë më lartë.
“Dardanët” kanë qenë një ndër 4 ekipet kombëtare të renditura të dyta në grup së bashku me Sllovakinë, Bullgarinë dhe Armeninë. Futbollistët e Kosovës kanë mësuar kundërshtarin e Play-Offit me të cilin do të kërkojnë ngjitjen në ligën nga e cila ra Shqipëria.
Në rast triumfi ndaj Islandës , atëherë Kosova do të arrinte këtë stad në Ligën e Kombeve për herë të parë qysh nga themelimi i këtij kompeticioni.
Kujtojmë, përballja e parë zhvillohet më 20 mars 2025 në “Fadil Vokrri”, ndërsa tre ditë më vonë do luhet ndeshja e kthimit.