Të mërkurën me 27 nëntor, pensionistët do të protestojnë.
Ata do të mblidhen në orën 10.00 para kryeministrisë, me kërkesat për rritje pensioni, njofton Lëvizja Bashkë.
Nuk është hera e parë që pensionistët protestojnë dhe injorohen nga Qeveria.

Ata kërkojnë rritje dinjitoze të pensioneve dhe e kosniderojnë tallje indeksimin prej 4.1% që u bëri qeveria.
Pensionet që ata marrin aktualisht janë tejet të ulta, të papaërballueshme për shërbime shëndetësore apo edhe nevoja të përditshme.
Shqipëria numëron afërisht 791 mijë pensionistë prej të cilëve rreth 92% e tyre përfitojnë pensione nga skema e detyrueshme e sigurimit shoqëror, invaliditetit apo pensionet familjare, pjesa tjetër mbulohen nga programet e veçanta në kategoritë e ish-ushtarakëve, punonjësit e minierave, naftëtarëve etj.
Sipas indeksimit me 4.1% të qeverisë, pensionet në qytet rriten me rreth 752 lekë. Pensionistët me pension mesatar morën në tetor 18,993 lekë. Ndërsa një pensionist në fshat, mori 453 lekë më tepër.