back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetAkuzat mbi deputetin e PS-së/ SPAK “godet” selinë mavi

Akuzat mbi deputetin e PS-së/ SPAK “godet” selinë mavi

Deputeti socialist Bujar Çela është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Kujtojmë se më herët Çela u akuzua nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, lidhur me aksidentin në punë në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve, babë e bir, e gjithashtu solli plagosjen e 7 të tjerëve.

Viktimë mbetën Roland dhe Elidion Hoxha 51 e 24 vjeç, të cilët kanë qenë në vinçin që ranë kontakt me linjën e tensionit të lartë dhe shkaktoi shpërthimin në orën 15:30 të 1 marsit 2024, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në Lushnje. I ati humb jetën brenda në vinç, ndërsa djali ndërroi jetë disa orë më pas rrugës drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat