Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
50 protestues në Tiranë dhe Elbasan janë vënë në hetim pas bllokimit të rrugëve, një ditë më parë.
Në Elbasan 3 protestues janë shpallur në kërkim dhe janë sekuestruar 2 makina.
Në Kthesën e Kamzës, ku ishte edhe pika kryesore e protestës, opozita bllokoi qarkullimin duke përdorur edhe mjetet e deputetëve.
Policia e Tiranë ka vënë në hetim rreth 30 protestues, si edhe 4 deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani. Noka ishte ai që pikasi në protestë për makinën luksoze ‘Range Rover’ me të cilën bllokoi rrugën.
Katër deputetët akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit.



