back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetAleanca parazgjedhore/ Berisha nuk e braktis Metën

Aleanca parazgjedhore/ Berisha nuk e braktis Metën

Nga Pogradeci kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi se betejën elektorale përballë socialistëve në 11 Maj do ta zhvillojë në koalicion me Partinë e Lirisë presidenti të cilës tashmë e ka adresën në burgun “Misto Mame 313.

“Ne lidhje me listat për zgjedhjet në koalicion me Partinë e Lirisë dhe me parti të tjera, ne shkojmë të sigurt drejtë fitores është radha jonë do të përcaktohet nga negociatat, është radha jonë”.

Kritikoi ndërtimet në këtë qytet dhe faturën e fajit ia kaloi kryeministrit Edi Rama bashkë me deputetin socialist Fatmir Xhafaj.

“Mafia Rama-Xhafa. Të imagjinosh të ndërtosh kulla për ti mbyllur pamjen qytetit do te thotë ta ckonfigurosh atë, do të thotë ti shkatërrosh fytyrën atij, do të thotë të mos kesh mëshirën, respektin më minimal për këtë qytet dhe banorët e tij. Tejkalon cdo lloj imagjinate.”

Këto komente kryetari i PD i bëri pas një takimi me demokratët e Pogradecit nga ku shpalosi programin për rritjen e minimumit jetik dhe të pensioneve nëse shqiptarët e votëbesojnë si shumicë në 11 Maj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat