back to top
24.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
KreuSportiAncelotti e mbyll me Realin, gati për aventurën e re/ Kush pritet...

Ancelotti e mbyll me Realin, gati për aventurën e re/ Kush pritet si pasues

Aventurës së Carlo Ancelottit te Real Madrid duket se i ka ardhur fundi. Humbja në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, ka vulosur largimin e teknikut italian.

Sipas asaj që raportohet nga Spanja, në orët e ardhshme, pritet të ketë një takim mes bordit drejtues të madrilenëve, ku do të vendoset edhe për largimin e Ancelottit.

Ky i fundit me shumë gjasë do largohet vetëm në përfundim të kampionatit, duke mos qenë në stol për Botërorin e klubeve.

Megjithatë, Ancelotti nuk pritet të qëndrojë pushim për shumë gjatë. 65-vjeçari ka pranuar të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, aventurë të cilën do e marrë në muajin Qershor.

Te Reali ka nisur puna për zëvendësuesin e italianit, i cili i ka komunikuar edhe skuadrës se do të largohet.

Për momentin favorit për stolin e madrilenëve është Xabi Alonso, i cili është në drejtimin e Leverkusen në Gjermani. Megjithatë “Marca” shkruan se në listë është edhe Jurgen Klopp, i cili pëlqehet shumë nga presidenti Florentino Perez.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat