back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Bashkia e Tiranës strofull krimi”/  Blushi-SPAK-ut: Merruni me krokodilin mos na tregoni...

“Bashkia e Tiranës strofull krimi”/  Blushi-SPAK-ut: Merruni me krokodilin mos na tregoni tangat e harabelit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në protestën para Bashkisë e quajti kryebashkiakun Erion Veliaj si “armikun më të madh të qytetit” .

Sipas Blushit, institucionet përgjegjëse kanë dështuar të ndëshkojnë korrupsionin e nivelit të lartë, duke i siguruar imunitet politik Veliajt.

‘Përshëndetje qytetarë që jeni sot këtu në këtë protestë të 41-të, për t’i bërë skanerin e radhës këtij institucioni që, për fat të keq, në fillim të mandatit të tretë të kryetarit më të korruptuar, armikut më të madh të këtij qyteti, e ka kthyer këtë institucion në një që vetëm emrin Bashkia e Tiranës nuk e meriton.

Sot ky institucion është kthyer në një komisariat policie; është shndërruar në një strofull të krimit dhe të hajdutërisë më të madhe në këtë qytet. Tani ka mbetur vetëm një vendim pa u marrë: që Erion Veliaj të firmosë ndërtimin e bustit të Altin Dumanit tek plehrat e Sharrës, sepse është Altin Dumani ai që sot i siguron imunitet politik kryehajdutit të Tiranës, i cili çdo ditë në detyrë fut duart në xhepat e qytetarëve.

Çfarë ka ndryshuar në këto tre mandate të Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës për qytetarët e këtij qyteti? Trafiku është më i rënduar se kurrë, ndërkohë që qindra milionë euro janë hedhur për infrastrukturë, dhe megjithëse dhjetëra milionë euro janë shpenzuar, kostoja kilometrike e Unazës së Re të Tiranës është alarmante. Në krye të mandatit të tretë, Tirana vazhdon të jetë pa ujë. Në këtë mandat, qytetarët e Tiranës kanë humbur pronat e tyre të ligjshme, sepse ky institucion, me ekspertiza të manipuluara, ka shembur shtëpitë e qytetarëve.

Hetimet nga SPAK për dosjen “5D” u mbyllën për Erion Veliajn, por nuk u pa askund drejtësi. Dhe tani SPAK na fton të ndjekim gjurmët e harabelit kur krokodili është këtu para nesh, çdo ditë, përballë këtij institucioni. Merruni me krokodilin, mos na tregoni tangat e harabelit, sepse ky hajdut ordiner nuk mund të ndeshkohet si Al Capone, vetëm për evazion fiskal“,- u shpreh Blushi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat