KreuAktualitetPolitikaNgec reforma zgjedhore/ PS kërkon shtyrje

Ngec reforma zgjedhore/ PS kërkon shtyrje

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka deklaruar në Kuvend se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të kërkojë shtyrjen e afatit për përfundimin e punimeve.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri mbrojti qëndrimin e mazhorancës për procesin e reformës, duke thënë se puna e komisionit është penguar nga përplasjet politike mes palëve.

“Është bërë punë e mirë, por ka pasur probleme për shkak të konflikteve politike”, u shpreh Gjiknuri, duke shtuar se zgjidhja e mosmarrëveshjeve kalon përmes një reforme të re zgjedhore.

Në lidhje me numërimin elektronik, një nga çështjet më të debatuara, deputeti socialist tha se kjo temë është kthyer në një debat të ekzagjeruar, ndërsa pretendoi se palët më herët kishin kërkuar më shumë përdorim të teknologjisë në zgjedhje.

“Numërimi elektronik ka rënë pre e një histerie, edhe pse vetë palët kishin kërkuar më shumë teknologji në zgjedhje”, deklaroi Gjiknuri.

Ai tha gjithashtu se qeveria ka shprehur gatishmërinë për financimin e një procesi tërësisht elektronik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Por, pavarësisht deklaratave për konsensus, reforma zgjedhore vijon të mbetet një nga çështjet më të debatueshme mes mazhorancës dhe opozitës. Kritikat ndaj procesit janë përqendruar te mungesa e dakordësisë politike dhe akuzat se ndryshimet mund të përdoren për të favorizuar palët në pushtet.

Gjiknuri i bëri thirrje opozitës të paraqesë rekomandimet e saj, duke theksuar se PS nuk ka imponuar rregulla dhe se palëve u është lënë hapësirë për zgjedhje.

“Pa një reformë zgjedhore që adreson rekomandimet e OSBE-së, nuk ka zgjidhje tjetër”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat