back to top
28 C
Tirana
E diel, 12 Korrik, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaFatmir Xhafaj hap front “lufte” me drejtësinë e re/ Kush i ka...

Fatmir Xhafaj hap front “lufte” me drejtësinë e re/ Kush i ka ikur nga duart Qeverisë?

Ish-kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj ka nisur një “luftë të ftohtë” me isntitucionet e drejtësisë. Bëhet fjalë për institucione dhe njerëz që kanë marrë më herët me bekimin e tij.

Siç duket, atij dhe Qeverisë, diku i kanë dalë nga “duart”, siç thotë populli dhe për shkak të moskontrollit, Xhafaj po shtron rrugën për t’i zëvendësuar.

Nën hijen e këëtyre dyshimeve, institucionet kryesore të drejtësisë kanë qenë në fokus të kritikave të kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara në Kuvend.

Në raportimet dhe diskutimet me institucionet e reja të drejtësisë, Xhafaj ka ngritur shqetësime për funksionimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), problemet e administrimit të sistemit gjyqësor, vakancat në prokurori e gjykata, sigurinë në institucionet e drejtësisë, si dhe mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga organet e reja të krijuara nga reforma në drejtësi.

Kritikat ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Përplasja më e fortë e fundit ka qenë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjatë raportimit të KLP-së në komisionin e drejtuar prej tij, Xhafaj e cilësoi këtë institucion si një nga hallkat më problematike të sistemit të drejtësisë.

Sipas tij, pavarësisht disa përmirësimeve në punën e KLP-së, institucioni nuk ka përmbushur ende pritshmëritë që lidhen me reformën në drejtësi dhe standardet europiane.

Xhafaj ngriti shqetësime edhe për vendimmarrje të KLP-së që, sipas tij, kanë ndikuar në problematikat e sistemit të prokurorisë, duke përmendur veçanërisht çështjen e vakancave dhe mungesën e numrit të nevojshëm të prokurorëve.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e menaxhimit të trajnimeve dhe zhvillimit profesional, duke kërkuar që ato të bazohen në nevoja reale të sistemit dhe jo në favore apo trajtime preferenciale.

SPAK dhe debati për mbikëqyrjen parlamentare

Edhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka qenë pjesë e debatit në komisionin e Xhafajt, veçanërisht për çështjen e mbikëqyrjes parlamentare.

Xhafaj ka këmbëngulur se Kuvendi ka të drejtë kushtetuese të ushtrojë mbikëqyrje institucionale dhe se kjo nuk duhet të interpretohet si ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura.

Debati u ndez pas kërkesave të komisionit për procese monitorimi ndaj institucioneve të drejtësisë, ndërsa SPAK ka shprehur qëndrime lidhur me kufijtë e ndërveprimit me Kuvendin për shkak të pavarësisë së prokurorisë.

Kritika për kushtet në gjykata dhe prokurori

Një tjetër çështje ku Xhafaj ka ngritur shqetësime lidhet me kushtet e sigurisë në gjykata dhe prokurori.

Pas vizitave dhe shqyrtimit të problematikave të infrastrukturës, ai deklaroi se ishte i shqetësuar nga gjendja e sigurisë në disa institucione të drejtësisë dhe kërkoi që Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme të propozonin masa dhe ndryshime të nevojshme ligjore.

KLGJ dhe problemet e sistemit gjyqësor

Edhe pse kritikat më të drejtpërdrejta publike të fundit kanë qenë ndaj KLP-së, Xhafaj ka ngritur më herët shqetësime për funksionimin e sistemit gjyqësor, veçanërisht për hartën e re gjyqësore, mungesën e infrastrukturës, ngarkesën e gjykatave dhe numrin e pamjaftueshëm të gjyqtarëve.

Sipas tij, disa reforma janë zbatuar pa një periudhë të mjaftueshme tranzitore dhe pa u garantuar më parë kapacitetet e nevojshme të sistemit.

Në diskutimet me institucionet e drejtësisë, Xhafaj ka kërkuar gjithashtu adresimin e problemeve që lidhen me funksionimin e prokurorisë në tërësi, përfshirë ngarkesën e punës, mungesat në burime njerëzore dhe nevojën për një koordinim më të mirë institucional.

Komisioni që ai drejton ka përfshirë në planet e tij të mbikëqyrjes institucione të drejtësisë si SPAK, KLGJ dhe KLP, me qëllim analizimin e performancës dhe zbatimit të rekomandimeve.

E Vërteta.al

Degradimi i KLP-së/ Kush i tërheq fijet e dyshes Bogdani -Stojani që shahen e pështyhen?

“Mos merrni familjarë të qeverisë së prokurorëve”/ Përplasje për vakancat dhe punësimin në KLP

SPAK i jep llogari Fatmir Xhafajt/ Zbardhet drafti i konsensusit PS-PD

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat