back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 29 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha ankohet te Komisioni i Venecias për 11 majin/ "Ishte farsë"

Berisha ankohet te Komisioni i Venecias për 11 majin/ “Ishte farsë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit nuk zhvilluan një garë të barabartë mes forcave politike, duke pretenduar se partia në pushtet ka përdorur burime publike në shkallë shumë më të lartë se opozita.

Deklaratat u bënë pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili po zhvillon konsultime me forcat politike lidhur me ligjin për financimin e partive.

Sipas Berishës, çështja e financimit politik mbetet elementi më i rëndësishëm i procesit zgjedhor.

“Në këtë takim theksuam se çështja e financimit të partive është çështja më themelore e procesit zgjedhor”, tha ai.

Kreu i demokratëve pretendoi se diferenca në përdorimin e fondeve publike mes Partisë Demokratike dhe partisë në pushtet ka qenë shumë e lartë.

“Diferenca mes dy partive kryesore në financim me para buxheti ka qenë minimumi 700 deri në 1 mijë herë. Nëse thashë 700, gabova, sepse është të paktën 2700 herë”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi mazhorancën për organizimin e mijëra aktiviteteve gjatë periudhës zgjedhore, përdorimin e fondeve publike, falje detyrimesh dhe realizimin e prokurimeve që, sipas tij, kanë ndikuar në procesin elektoral.

Berisha përmendi gjithashtu bonuset për pensionistët, faljen e detyrimeve tatimore dhe aktivitetet publike të organizuara gjatë fushatës, duke i cilësuar ato si përdorim të burimeve shtetërore për qëllime elektorale.

“Kjo ishte farsa më e shëmtuar që kanë parë ndonjëherë zgjedhjet”, u shpreh ai.

Delegacioni i Komisionit të Venecias po zhvillon takime konsultative me aktorët politikë përpara hartimit të rekomandimeve dhe opinioneve lidhur me kuadrin ligjor të financimit të partive politike në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat