back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 17 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Ka mbi 10 firma”/ Berisha sulmon Ramën pas thirrjes në GJKKO

“Ka mbi 10 firma”/ Berisha sulmon Ramën pas thirrjes në GJKKO

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas thirrjes së kryeministrit Edi RamaGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Berisha deklaroi se thirrja e Ramës ishte kërkuar prej kohësh nga ana e tij, duke pretenduar se kreu i qeverisë ka firmosur 10 deri në 12 dokumente në këtë çështje, të cilat sipas tij përbëjnë shkelje ligjore.

Sipas Berishës, vendimi për ta thirrur Ramën tregon se gjykata ka marrë në konsideratë faktin që firmat në dokumente i përkasin kryeministrit.

Ai akuzoi gjithashtu institucionet e drejtësisë se nuk e kishin thirrur më herët Ramën, ndërsa shtoi se pret një përballje në gjykatë lidhur me këtë çështje.

Berisha pretendon se në këtë aferë është ndryshuar destinacioni i pronës pa kërkesë nga pronarët, duke e cilësuar rastin si një akt të rëndë korrupsioni.

Hetimet për dosjen “Partizani” vijojnë, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga kryeministri Rama lidhur me deklaratat e bëra.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat