KreuAktualitetPolitikaEnkelejda Olldashi kundër Berishës/ "Vetëm rininë s'e minon dot"

Enkelejda Olldashi kundër Berishës/ “Vetëm rininë s’e minon dot”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë, Enkelejda Olldashi, ka kundërshtuar përpjekjet për t’i dhënë ngjyrim politik protestës së studentëve, duke deklaruar se si Partia Demokratike, ashtu edhe Partia Socialiste, po përpiqen ta dobësojnë atë.

Reagimi i saj vjen pas deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili pretendoi se qindra pedagogë të lidhur me demokratët i janë bashkuar protestës së studentëve.

Në një prononcim për mediat, Olldashi u shpreh se ndërhyrjet e forcave politike për të përvetësuar protestën përbëjnë një përpjekje për ta minuar atë.

“Të dyja forcat politike, PD dhe PS, po përpiqen ta minojnë, secila në formën e saj. Kështu që kjo është një formë minimi, por duhet të kuptojnë që politika vetëm rininë nuk e minon dot”, deklaroi Olldashi.

Një ditë më parë, Berisha deklaroi se “qindra pedagogë, të lidhur me Partinë Demokratike, janë sot krahas të tjerëve në protestë”. Ky pretendim është kundërshtuar nga pedagogë pjesëmarrës në tubim, të cilët kanë theksuar se angazhimi i tyre nuk diktohet nga ndonjë forcë politike.

Deklarata e Olldashit vë në dukje kundërshtimin ndaj përpjekjeve për ta paraqitur protestën si të lidhur me njërën apo tjetrën parti, ndërsa studentët dhe pedagogët vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre.

Enkelejda Olldashi është bashkëshortja e politikanit të ndjerë demokrat Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik më 20 nëntor 2013, në moshën 41-vjeçare.

Sokol Olldashi ishte një nga figurat e njohura të PD-së. Ai ka mbajtur postet e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Punëve Publike dhe Transportit. Pas humbjes së demokratëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga drejtimi i partisë, ai kandidoi për kreun e PD-së përballë Lulzim Bashës, i cili fitoi garën e brendshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat