back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëETF-ja Bitcoin e BlackRock regjistron hyrje rekord

ETF-ja Bitcoin e BlackRock regjistron hyrje rekord

BlackRock iShares Bitcoin Trust (IBIT) regjistroi një rekord të ri të hyrash në një ditë të vetëm që kur u listua për herë të parë në Janar ndërsa kërkesa për Bitcoin u rrit në mënyrë të ndjeshme pas fitores së Trump.

IBIT regjistroi 1.12 miliardë dollarë të hyra ditën e Enjte duke thyer rekordin e mëparshëm prej 872 milionë dollarësh vendosur më 30 Tetor sipas SoSoValue.

Fondi, i cili është pozicionuar si një prej dominantëve mes 10 rivalëve të tjerë, ka një vlerë aseti prej 34.2 miliardë dollarësh falë edhe rritjes së vlerës së Bitcoin.

Interesi i investitorëve për kriptomonedhën më të madhe në botë është në nivelet më të lartë regjisitruar ndonjëherë ndërsa Bitcoin kapi vlerën e 76,780 dollarëve.

IBIT postoi 4 miliardë dollarë volum tregtar ditor të Mërkurën duke lënë pas rivalin më të afërt Fidelity pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump siguroi një mandat të dytë.

Fitorja e Trump shihet si një prej skenarëve më pozitivë për Bitcoin dhe asetet dixhitale në tërësi. Ai ka premtuar të mbrojë interesat e minierave të Bitcoin, të krijojë një rezervë Bitcoin dhe të mbështesë politikat favorizuese ndaj tyre./PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat