back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniBDI: Të dy propozimet partiake të VLEN për anëtarë të këshillit të...

BDI: Të dy propozimet partiake të VLEN për anëtarë të këshillit të prokurorëve nuk i plotësojnë kushtet

Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon tentativën e hapur të VLEN për ti mashtruar qytetarët dhe deputetët me kandidat partiak për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve.

Për Ardian Demirin, fotografitë e bashkangjitura janë dëshmia më e vogël për aktivitetet e tija politike dhe partiake në Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit.

Të gjitha paraqitjet publike të Demirit e bëjnë të pa denjë për të bartur një funksion kaq të rëndësishëm.

Ndërsa kandidati tjetër, gjithashtu anëtar dhe përkrahës i VLEN, Vedat Salihi, nuk i plotëson kushtet e përvojës së punës sipas ligjit dhe ka dorëzuar dokumente shtesë pas skadimit të konkursit.

“Vredi-n nuk e intereson Europa, as sundimi ligjit, as reforma, por vetëm partizimi i gjyqësorit dhe institucioneve për t’ju shërbyer apetiteve të tyre korruptive.

BDI ka alarmuar deputetët, shoqërinë civile, mediat dhe komunitetin ndërkombëtar për mendësinë e drejtuesve të Vredi që të partizojnë gjyqësorin dhe prokurorinë me eksponent partiak.

“Shteti i kapur” nuk duhet të përsëritët asnjëherë dhe ftojmë Bashkimin Europian që të reagojë ndaj qeverisë pa legjitimitet etnik dhe kuvendit për këto veprime na largojnë nga Europa dhe vlerat europiane”, reagon BDI.(INA)

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat