back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaIsh-kreu i ARRSH nuk bind Gjykatën/ Refuzohet lirimi me garanci pasurore

Ish-kreu i ARRSH nuk bind Gjykatën/ Refuzohet lirimi me garanci pasurore

Evis Berberi do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me garanci pasurore.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila nuk pranoi argumentet e paraqitura nga mbrojtja ligjore e ish-drejtorit të Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Evis Berberi mbahet në paraburgim që prej muajit mars të vitit 2024, pasi po hetohet nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale të korrupsionit pasiv, pastrimit të parave dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Sipas organit të akuzës, hetimet ndaj ish-kreut të ARRSH lidhen me dyshime për përfshirje në afera korruptive dhe procedura tenderimi të kundërshtuara gjatë kohës që drejtonte institucionin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat