Diamila Leka
Një tjetër central gjenerues i energjisë elektrike fotovolatike do të ndërtohet në digën e Zadejës në Vaun e Dejës, nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.
Referuar vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kapaciteti i instaluar do të jetë 8.25 MW, ndërsa koha për ndërtimin dhe pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ndërsa afati i operimit do të jetë për 49 vjet.
Ndërkohë, nga nisja e ndërtimit të këtij centrali, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit./SCAN