back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaCili qark është më kursimtari këtë vit?

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

Armela Duka

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare të “Bankës së Shqipërisë” sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete në vendin tonë kanë arritur të kursejnë më shumë. Depozitat sipas qarqeve i referohen totalit të depozitave, pra, individëve dhe bizneseve, dhe periudha e marrë në shqyrtim është ajo e tremujorit të tretë të vitit aktual.

Lezha është në vend të parë, me depozitat nëpër banka që janë rritur me plot 18.7% gjatë tremujorit të tretë të këtij viti krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar. Në vend të dytë ndjek Vlora, me një rritje prej 9% të depozitave bankare.

Pas Vlorës ndërkohë, në vend të tretë gjejmë Fierin me 6.9% rritje të depozitave. Tirana pason në renditje me një rritje vjetore të ngjashme prej 6.8%. Në vend të fundit ndërkohë gjejmë Shkodrën me 2.7% rritje, si dhe Elbasanin me 1.9% rritje./SCAN

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat