KreuAktualitetEkonomiaKESH do të ndërtojë central fotovoltaik në Zadejë me kapacitet 8.25 MW

KESH do të ndërtojë central fotovoltaik në Zadejë me kapacitet 8.25 MW

Diamila Leka

Një tjetër central gjenerues i energjisë elektrike fotovolatike do të ndërtohet në digën e Zadejës në Vaun e Dejës, nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Referuar vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kapaciteti i instaluar do të jetë 8.25 MW, ndërsa koha për ndërtimin dhe pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ndërsa afati i operimit do të jetë për 49 vjet.

Ndërkohë, nga nisja e ndërtimit të këtij centrali, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit./SCAN

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat