back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaKokaina e fshehur në lëkurën e kafshëve/ Detaje nga hetimet: Nisen letërporositë

Kokaina e fshehur në lëkurën e kafshëve/ Detaje nga hetimet: Nisen letërporositë

Spak ka dërguar letërporosi në Republikën Domenikane për kokainën e fshehur në lëkurët e kafshëve. Hetohet për persona rezidentë në Amerikën Latine si pjesë e grupit kriminal.

Në lëkurët e kafshëve që mbërritën nga Republika Domenikane në Shqipëri është provuar se ka përmbajtje kokaine.

Sipas SPAK, gjatë ekzaminimeve laboratorike ka rezultuar se në lëkurët e gjethëve ka prani kokaine, e cila do të nxirrej nga anëtarët e grupit kriminal me qëllim trafikimin e saj.

Mësohet se hetuesit nuk kanë përfunduar ende me ekzaminimet e ADN-së dhe zbulimin e gjurmëve të gishtrinjve të gjetura në laboratorin në Qerrek të Fushë Krujës, por edhe në dy bazat e tjera, në zonën e Kodrës së Diellit dhe në Durrës, për identifikimin e personave që kanë qenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, krahas të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim deri më tani, raporton Euronews Albania.

Më pas, grupi hetimor, nëpërmjet ekspertëve kimistë, pritet të kryejë edhe nxjerrjen e kokainës nga lëkurët e kafshëve dhe përllogaritjen e sasisë së lëndës narkotike. Nga ana tjetër, gjatë këtyre ditëve, hetuesit kanë marrë në pyetje personat e arrestuar për rolin e tyre në trafikun e kokainës. Të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal. SPAK i është drejtuar me letërporosi Republikës Domenikane për të identifikuar persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat