Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Analisti Fitim Zekthi, ka deklaruar se Partia Demokratike sot është në një provë zjarri.
Ai tha se Berisha ka kohë që thotë se e mund Ramën në zgjedhje dhe se kjo fjali do të shikohet nëse do rezultojë e vërtetë në zgjedhje.
Sipas tij, Sali Berisha nuk e mund dot Ramën.
Për Zekthin, lëvizja e Sali Berishës nuk e mund dot qeverinë aktuale, pasi është jashtë kohës dhe flet me gjuhën e vjetër.
Në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24, Zekthi shtoi se lëvizja e Berishës nuk shikon nga vetja dhe fatkeqësisht është kundër SPAK.



