Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj sloganit “Rama në burg, Berisha në burg”, duke i cilësuar personat që e promovojnë atë si “opozitë e opozitës” dhe “vegla të qeverisë”.
Gjatë një komunikimi me qytetarët, Shkëlzen Kolgjini iu drejtua Berishës me pyetjen: “Rama në burg, Berisha në burg. Çfarë keni për të thënë për këtë, Doktor?”.
Në përgjigjen e tij, Berisha tha se qytetarët janë të lirë të shprehin mendimet e tyre, por akuzoi persona të tjerë për dirigjimin e këtij qëndrimi.
“Së pari, qytetarët janë të lirë të shprehin ç’të duan. Kurse ata që e dirigjojnë këtë, të mos i dominoj se nuk e meritojnë as emrin t’ua përmend, janë opozitë e opozitës, janë vegël e qeverisë. Kaq!”, deklaroi Berisha.
Deklarata e kreut të demokratëve vjen në një kohë kur debatet politike dhe akuzat mes mazhorancës dhe opozitës vijojnë të dominojnë diskursin publik.



