back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Lista e PS-së në Durrës po çmontohet”/ Nënkryetari i PD: Buxheti i...

“Lista e PS-së në Durrës po çmontohet”/ Nënkryetari i PD: Buxheti i shtetit kontrollohet nga bandat

Numri dy i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha sot se shumica dërrmuese e listës së PS-së në Durrës sot është praktikisht në pranga. Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Bylykbashi tha se dhe buxheti i shtetit kontrollohet nga bandat.

“Lista e Durrësit nuk ka Cyrbjan vetëm. Janë tre deputetë të listës së PS-së në Durrës të cilët nuk janë në parlament për arsye penale. Edi Ramës sot po i çmontohet me kod procedure penale lista e Durrësit, por në fakt ai e paska hartuar jo me kriteret e kodit zgjedhor, por me kriteret e kodit penal. Ka marrë dhe ka parë kush janë ata që më garantojnë dhe për fat të keq në dëm të konceptit të asaj që shumë veta e trumbetojnë të listës së hapur, ne kemi më të votuarit te lista e PS këta lloj personazhesh.

Pra, shumica dërrmuese e votës së PS-së në Durrës sot është praktikisht në pranga. Në listën e PS-së në Durrës ka dhe shumë persona të nderuar që nuk i kanë marrë dot këto vota, kjo flet shumë keq për modelin e listës së cilës i ka vënë firmë Edi Rama, të cilës i ka dalë përgjimi tashmë nga SPAK se si grupet kriminale kanë bërë garën ku t’i vendosin. Po kthehuni te dosja 339 është e njëjta gjë dhe nëë ato përgjime është e njëjta gjë.
E kuptoni se çfarë do të thotë kur në qytetin e dytë më të madh, me një nga pjesët ekonomike më të mëdha të vendit ndodh kjo gjë, do të thotë që buxheti i shtetit kontrollohet nga këta. Janë ata që e kontrollojnë”, deklaroi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat