back to top
29.5 C
Tirana
E hënë, 1 Qershor, 2026
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëMonologu i Zvërnecit dhe 30 pyetjet pa përgjigje të Ramës

Monologu i Zvërnecit dhe 30 pyetjet pa përgjigje të Ramës

Nga Arben Malaj

Dëgjova për rreth 80 minuta monologun nacionalist për sakrificat e tij për Shqipërinë.

1.Pse nuk pranon që reforma juaj në drejtësi në pjesën administrative, civile dhe penale, ku krijuat pa vetëdije 200.000 dosje, aty janë të shtypura dhe të mohuara liritë e pronës private të ish-banorëve të asaj zone?

2.Përgjigjja e qeverisë tuaj për mediat për problemet me pronat që janë akoma në procese gjyqësore ishte arrogante dhe përfillëse

3.Pse bëheni tani aq “agresivë” për vendosjen e gardhit ku IKMT dhe policia dolën dhe deklaruan se vendosja e rrethimit ishte me miratimin paraprak të lejes paraprake, por ku mungon detyrimi ligjor që për çdo investim publik apo privat vendoset tabela e transparencës, qoftë edhe për leje paraprake të miratuar nga institucionet e qeverisë tuaj?

4. S’ka asnjë urrejtje të shqiptarëve ndaj hebrenjve, e kundërta është historikisht e vërtetë. Prandaj vajtimi juaj publik është hipokrizi.

5. Shqiptarët u dogjën nga “luga e florinjtë” që ju personalisht u garantuat mrekulline e mesdheut;(Dubain e Mesdheut) për projektin në dështim të afateve të Alabarit, prandaj do t’ju fryjnë kosit sa here ju mund ti zhgenjeni me euforin lë tuaj magjepese per cdo projekt qe ju e vetëpërzgjidhni dhe e vetëabsolutizonim

6. Nuk ka asnjë projekt të vetëm që përcakton fatin e një populli dhe mirëqenien e tij. Ky është vendim thjesht justifikues dhe imponues për përzgjedhjet tuaja personale.

7. Ajo “zonja”, babai I saj Presidenti Trukp, dhe bashkëshorti i saj, por edhe cdo investitorelë tjeter nga SHBA, BE dhe nga cdo vend jo armiqësore ndaj tyre dhe nesh. do të jenë përherëvtë mirëseardhur me çdo projekt që bazohet avantazhet tona krahasuese një vendi dhe jo tek aleanca personale.

8. Që premtojnë, që garantojnë që respektojnë legjislacionin dhe përgjegjësitë sociale ndaj banorëve dhe ambientit, sipas standarteve më të larta.

9. Mikpritja e çdo investitori të huaj mbi këto parime dhe vlera sociale do të jetë përherë rrit perfitimet reale për shqiptarët.

10. Ju vuani gjithë jetën që mikpritjen dhe mirënjohjen ta privatizoni.
Ky model i varfëron vendet dhe popujt shpirtetisht. Ky lloj lidershipi nuk pasuron asnjë komb.

11. Përbetoheni sa nuk lodheni se keni 4 mandate me votat tona. Por edhe sipas raportit të OSBE dhe ODIHR, jeni me votat e patronazhistëve hajdutë të votave tona.

12. Mesazhin we i ke zgjenjyer votuesit dhe i ke shkelur dhe percmuar me arrogancen tuaj primitive ta ka dhënë Vlora dy here brenda nhe viti.

E para me pjesëmarrjen më të ulët në Shqipëri në votimet parlamentare 2025 me rreth 24%,

E dyta me mos pjesmarjen masive dhe në zgjedhjet për kryetarë bashkie ne 2025 me vetëm rreth 12%.

13. Mos kërcëno asnjë! Babëzia juaj për pushtet absolut ekonomik dhe politik i ka varfëruar shqiptarët nga shtrenjtimi i strehimit dhe ushqimeve, edhe nga rritja inflacioniste, edhe e parave kriminale.

14. Mos kërcëno që nuk vijnë investitorët strategjikë po u tërhoqe ti nga ky projekt sepse ” po të pengojnë protestat”.

15.Investitorët e huaj serioz dhe jo vetem ndermjet statusit të “investitorëve tuaj” strategjike nuk do të vijnë sa më shumë të ndjehen të kërcënuar nga papasshmëria qeveritare,
ku korrupsioni është deri kriminal dhe kapje të shtetit.

16. Mos sulmo të tjerët, por shikohuni në pasqyrën e keqqeverisjes (pasqyren e raportit vjetore te Departamentit te shtetit Amerikan dhevskanetin e raporyevevte OSCE dhevte IBAR/maj 2026,
ku ka mbërritur arroganca juaj kryeministrore,
ku ka mbërritur pangopësia për pushtet absolute drti ne babezi,
sa i ke kthyer të gjitha bashkitë me funksione të ish-ndërmarrjeve komunale të kohës së komunizmit;

shikohu si po mbjell beton kudo dhe në çdo cep, dhe kur trend i rritjes së temperaturave dhe i përmbytjeve do të jetë më kërcënues dhe më shkatërrues.

17. Ju ka mundur pangopësia për pushtet absolut që korrupton në mënyrë absolute.

18.Ky konkluzion vjen nga përvojat politike qindra-vjeçare.

19. Por ju jeni në një gjendje psikologjike që besoni se mësimet e vyerat të gjyshes ju kanë imunizuar nga kjo sëmundje që i prek dhe i vret politikisht abuzuesit me pushtet absolut.

20. Jepu një përgjigje shqiptarëve: a u është kërkuar nga BE pezullimi i ligjit të investitorëve strategjikë?

21.Ju do të bëni disa dhjetëra monologë 75-90 minutash për çdo projekt personalisht të parapëlqyer dhe do ta shtyni anulimin e këtij ligji pafundësisht.

22.Sa për efektin çudibërës të kësaj kompanie dhe të këtij projekti për gjithë rritjen në ekonominë shqiptare, euforia juaj vjen nga padija juaj per ekonomine dhe multiplikslatoret e saj.

23. Nuk ka mundësi që 10.000 shtretër në turizmin shqiptar do të rritin ekonominë tonë më shumë se 14 milionë turistë që deklaroni në çdo sezon turistik.

24.Padija për ekonominë nuk duhet lejuar të mashtrojë popullsinë.

25. Bujqësia — kemi, sipas jush, 14 milionë turistë cdo vit,

por bujqësia ka rritje negative,

pra turistët do të vazhdojnë të ushqehen nga importet.
Pra, rritja e turizmit edhe nga kjo kompani rrezikon të rrisë importet dhe deficitin tregtar.

26. Rritja mburrëse e GDP-së duhet ndarë: sa është rritje nominale, pra edhe nga rritja e inflacionit, dhe sa rritje reale;

sepse varfërimi i klasës së mesme, pensionistëve dhe përfituesve nga paketat modeste të mbrojtjes sociale

po i mban shqiptarët në vendin e dytë nga fundi për nivelin e të ardhurave reale të disponueshme dhe nga niveli i varfërisë ushqimore dhe varfërisë mbijetuese.

27. Thirrja në fund e këtij monologu ishte një fotokopje e keqe e euforisë personale tuajën dhe thellësisht zhgënjyese për portin më të madh të Mesdheut / portin e Alabarit,

ku qeveria shqiptare është aksionere me rreth 33-36%.

28. Por është e papërgjegjshme që nuk sqaron publikun dhe taksapaguesit çfarë po ndodh me këtë projekt, ku jo pak shqiptarë dhe të huaj kanë parablerë që në themel.

29.Përbetimi nacionalist për këtë tradhti ndaj atdheut konkludohet nga përvojat politike qindra-vjeçare se nacionalizmi është streha më e keqe e dështakëve.

30. Faleminderit cdo lexuesi
dhe kontribuesi në qartësimin e argumentave tona thellësishtë profesionale.

Plotësisht dashamirëse dhe dobishme për vendin tonë në përballjet kunder babëzise dhe me nacionalizmit folklorikë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat