KreuAktualitetPolitikaPresidenti Begaj vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi...

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi për çështjet rajonale në fokus

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, forcimit të bashkëpunimit për çështjet rajonale dhe për proceset integruese.

Agjenda parashikon takimin me kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Z. Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, z. Željko Komšić dhe znj. Željka Cvijanović.

Presidenti Begaj do të takohet edhe me Kryetarët e Dhomave të Popullit dhe të Përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare, si dhe me Kryeministren Borjana Krišto.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat