back to top
20.5 C
Tirana
E hënë, 20 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetNjë vit para zgjedhjeve/ PS ndez motorët për vendoret

Një vit para zgjedhjeve/ PS ndez motorët për vendoret

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se procesi i “rienergjizimit” të partisë po ecën me ritëm të mirë dhe se synimi kryesor mbetet forcimi i strukturave dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar në Kryesinë e Kuvendit, Balla u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që t’i bashkohen Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si “instrumentin kryesor për të çuar përpara këtë proces”.

“Rienergjizimi i PS ka qenë një nga çështjet kryesore. Jemi në një fazë komunikimi të gjerë me publikun dhe jam shumë krenar për mënyrën si po ecën ky proces. Thirrja ime është për të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen PS,” u shpreh Balla, duke shtuar se procesi do të vijojë deri në muajin qershor dhe më tej.

Ai theksoi gjithashtu se Partia Socialiste e Shqipërisë synon fitore në të gjitha 61 bashkitë e vendit në zgjedhjet vendore.

Sipas tij, paralelisht me këtë proces do të vijojnë edhe dëgjesat publike për reformën territoriale, e cila, siç tha ai, ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe qeverisjes vendore.

“Thelbi i reformës është një qeverisje më efektive vendore. Kjo është më shumë çështje shërbimi sesa numrash,” shtoi Balla.

Sa i përket amnistisë penale, ai u shpreh se procesi kërkon më shumë kohë dhe se është rënë dakord me komisionin e çështjeve ligjore për shtyrje të mëtejshme të diskutimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat