KreuAktualitet“Qeveri teknike, zgjedhje të lira”/ Berisha përsërit kërkesat, në krah të protestuesve

“Qeveri teknike, zgjedhje të lira”/ Berisha përsërit kërkesat, në krah të protestuesve

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i është bashkuar mosbindjes civile.

Sipas tij, asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar, objektivat e tyre.

“Sot një nga ditët një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve.

Ja ku jemi në detyrë.

Në protestë. Në revoltë. Në mosbindje, ndaj narkodiktatorit.

Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës, ashtu dhe për padronin e Beogradit.

Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin edhe në Tiranë të ardhme nuk ka.

I përshëndes nga zemra, të gjithë ata qytetare e qytetarë, demokrate e demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit dhe kanë marrë Tiranën.

I përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira”, është shprehur Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat