KreuAktualitetPolitikaPagat/ Rama “godet” KLGJ dhe KLP: Dy fytyra e dështimit të reformës...

Pagat/ Rama “godet” KLGJ dhe KLP: Dy fytyra e dështimit të reformës në drejtësi

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, këtë herë për pagat e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te fakti se këto dy institucione kanë vendosur vetë për pagat e tyre, të cilat sipas tij janë rritur ndjeshëm, por sërish konsiderohen të pamjaftueshme.

Kryeministri e përdori këtë si shembull për të vënë në dukje diferencën me pagat në administratën publike.

“Paga është e pamjaftueshme për të gjithë. Kur KLGJ dhe KLP nuk iu mjafton paga, imagjinoni administratën”, tha Rama.

Ai i cilësoi KLP-në dhe KLGJ-në si “fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”, në kontrast me SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme, të cilat i konsideroi si “fytyra e suksesit”.

“KLP dhe KLGJ janë dy fytyra të dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme janë fytyra e suksesit”, u shpreh kryeministri.

Rama kritikoi gjithashtu mënyrën se si këto institucione e qeverisin sistemin e drejtësisë, duke theksuar se, pavarësisht pagave disa herë më të larta se ato të zyrtarëve të qeverisë, pretendimi se ato nuk mjaftojnë mbetet problematik.

“Kur KLP dhe KLGJ i kanë të pamjaftueshme pagat disa herë më të larta se ne këtu, imagjinoni se çfarë mund të thotë nëpunësi i administratës”, deklaroi Rama.

Në vijim, kryeministri e zgjeroi kritikën edhe te administrata publike, duke thënë se një nga problemet është mungesa e ndëshkimit për performancën negative.

Sipas tij, administrata publike ka shumë punonjës që e përfaqësojnë denjësisht shtetin shqiptar, duke veçuar veçanërisht punën e tyre në procesin e integrimit europian.

“Ka një element tjetër që është bërë njësoj si paga. Te gjërat që prekin punonjësit tanë të administratës publike është mosndëshkimi i performancës negative”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat