Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Disa prej protestuesve janë strehuar në selinë e Partisë Demokratike, pas përplasjeve me Policinë gjatë protestës në Tiranë.
Efektivët e Policisë janë pozicionuar jashtë dyerve të godinës, ndërsa protestuesit ndodhen brenda ambienteve të selisë blu.
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka deklaruar për mediat se protestuesit janë sulmuar me gaz lotsjellës nga Policia.
Situata vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës, ndërsa prania e forcave të rendit jashtë selisë së PD-së vijon të mbajë të tensionuar situatën.



