back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizSë shpejti nënë?/ Bleona Qereti shpreh dëshirën e saj: Kam në plan...

Së shpejti nënë?/ Bleona Qereti shpreh dëshirën e saj: Kam në plan për t’u martuar

Artistja e njohur shqiptare, Bleona Qereti ka deklaruar se ka ardhur koha që ajo të krijojë një familje. Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Top Albania Radio’, përmes lidhjes me ‘Skype’, ajo u shpreh se martesa dhe të pasurit fëmijë janë në planet e së ardhmes.

“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për t’u martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti

Më tej, ajo premtoi se do t’i kushtojë më shumë vëmendje këtij aspekti të rëndësishëm të jetës së saj.

“Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim,” u shpreh Bleona.

Kujtojmë se Bleona së fundmi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor ‘Stani’./ora news

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat